LAJME / E Shtunë 30 Dhjetor 2023, 21:09

Arbana apo Ledioni? Konfirmohet zyrtarisht kush do e prezantojë Big Brother VIP 3

Pas shumë aludimesh është konfirmuar zyrtarisht se cili do të drejtojë edicionin e 3-të të “Big Brother VIP Albania”.

Nëpërmjet një video në rrjetet sociale, “Top Channel”, ka konfirmuar se BBV këtë sezon ndryshe nga dy sezonet e kaluara, nuk do të jetë në drejtimin e Arbana Osmanit, por do të drejtohet nga moderatori Ledion Liço.

Po ashtu është konfirmuar se spektakli do të nisë më 13 janar.