Në zonën e lumit të Gashit, pjesë e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” është konstatuar gjeli i egër, një dëshmi e gjallë e natyrës së paprekur.
Administrata e Zonave të Mbrojtura Kukës ndau në rrjetet sociale pamje nga ky shpend i rrallë, i fotografuar gjatë vëzhgimeve të fundit në zonë.
“Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” vazhdon të na befasojë me pasuritë e tij të rralla natyrore. Gjatë një vëzhgimi të fundit në zonën e Lumit të Gashit, është konstatuar prania e gjelit të egër (Tetrao urogallus), një nga speciet më të rralla dhe më të rëndësishme të faunës së egër në Evropë”, theksoi ADZM Kukës.
ADZM Kukës u shpreh se “ky shpend i rrallë është një indikator i vlefshëm i ekosistemeve të shëndetshme pyjore dhe prania e tij në këtë zonë është një tregues i qartë i ruajtjes së biodiversitetit dhe cilësisë së lartë të habitatit natyror në këtë pjesë të Alpeve Shqiptare”.
Gjeli i egër (Tetrao urogallus) bën pjesë në familjen e Tetraonidae. Ai ngjitet në fluturim me zhurmë shumë të fortë të krahëve. Fluturimet janë të shkurta, të shpejta dhe në vijë të drejtë. Gjeli i egër jeton në zona malore, në pyje halorë ose të përzier, zona me pisha të vjetra në vende shkëmbore, etj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE