LAJME / E Enjte 22 Maj 2025, 21:09

‘Alo grua, më ka qëlluar miku im!’ Ekzekutohet shqiptari në Greqi, në çastet e fundit telefonon bashkëshorten

Greqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Artemidës. Sipas mediave greke, gruaja e tij ka marrë një telefonatë nga bashkëshorti i saj disa orë më parë, i cili i ka thënë se një mik i tij e kishte qëlluar me armë.

Bëhet me dije se gruaja e kërkoi atë përmes aplikacionit Find my iPhone, nga ku më në fund gjeti vendndodhjen e celularit të tij, dhe së bashku me një ekip nga njësia DIAS e Policisë greke shkuan në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në zonën e Artemidës, ku telefoni i viktimës u gjet i mbuluar me gjak

Në këtë vend, shkruajnë mediat në vendin fqinj, burri nuk u gjet. Kërkimet vijuan dhe trupi i pajetë i shqiptarit u gjet pak minuta më pas.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE