LAJME / E Martë 9 Qershor 2026, 22:10

Aktori Gent Bejko në protestë: Berisha dhe Rama ia kanë shitur shpirtin shejtanit, liderët e rinj janë midis jush

Aktori i njohur shqiptar, Gent Bejko, iu bashkua protestës së mbajtur këtë të martë në Tiranë, ku mbajti një fjalim të fortë para qytetarëve të mbledhur në shesh.

Gjatë fjalës së tij, Bejko bëri thirrje për unitet dhe rezistencë qytetare, duke theksuar se shqiptarët nuk duhet të heqin dorë nga kauzat e tyre dhe se ndryshimi do të vijë vetëm përmes angazhimit të njerëzve të zakonshëm.

Aktori kritikoi ashpër klasën politike shqiptare, duke deklaruar se vendi vazhdon të vuajë nga i njëjti sistem dhe mentalitet që, sipas tij, ka penguar zhvillimin e vendit prej dekadash. Ai tha se qytetarët nuk duhet të lejojnë që të përçahen apo të manipulohen, ndërsa shtoi se shpresa për të ardhmen gjendet te brezi i ri.

“Nuk duhet të dorëzohemi. Duan të na përçajnë dhe të na largojnë nga njëri-tjetri, por ne duhet të qëndrojmë bashkë. Liderët e rinj do të dalin nga mesi i qytetarëve, jo nga trashëgimia e sistemit të vjetër”, u shpreh ai.

Në fjalimin e tij, Bejko foli edhe për largimin e tij nga Shqipëria vite më parë, duke thënë se nuk pranonte të bënte kompromise me parimet e tij. Ai akuzoi politikën shqiptare për mungesë ndershmërie dhe për përdorimin e pushtetit në dëm të qytetarëve.

Aktori ngriti shqetësimin edhe për largimet nga puna, padrejtësitë sociale dhe vështirësitë me të cilat përballen shumë familje shqiptare, duke theksuar se heshtja nuk është më zgjidhje.

“Po nuk folëm ne, kush do të flasë? Është koha që qytetarët të marrin përgjegjësi dhe të bëhen zëri i ndryshimit”, deklaroi ai mes duartrokitjeve të protestuesve.

Në fund të fjalës së tij, Bejko përcolli një mesazh optimist për të ardhmen e vendit, duke theksuar se shqiptarët janë pjesë e Evropës jo vetëm gjeografikisht, por edhe në vlera dhe identitet, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar në kërkesat e tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE