LAJME / E Shtunë 29 Qershor 2024, 21:09

Aksidentohet një turiste, zbardhen detajet e para

Një turiste është aksidentuar këtë të shtunë në Qafë Valbonë (ka thyer këmbën).


Në ndihmë të saj janë nisur pjesëtarët e ekipit të Kërkim Shpëtimit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit

dhe forca të policisë.
Gjithashtu është vendosur kontakti me Qendrën e Urgjencës Kombëtare, nëse do nevojitet Helikopteri.


Turistja e lënduar ka qenë së bashku me një grup, që po eksploronte zonën e Qafë-Valbonës.