LAJME / E Diel 1 Qershor 2025, 23:11

Aksidenti në Vlorë/ Pas 19-vjeçarit, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin Vlorë-Fier rreth orës 13:35 ka lënë pas dy viktima.
Pas 19-vjeçarit Luan Llano, i cili ishte shofer i motorit dhe humbi jetën në spitalin e Vlorës, ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

“Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit. Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer”, informoi policia.

Si ndodhi ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë udhëtonin me motor. Rreth orës 13:35, dyshohet se 19-vjeçari, shofer i motomjetit humbi kontrollin dhe motori fillimisht u përplas me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri.

Të dy u dërguan me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku Llano ndërroi jetë. Ndërsa i mituri, i cili fillimishit mbeti i plagosur rëndë ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE