LAJME / E Martë 3 Qershor 2025, 19:07

Aksidenti i trefishtë Elbasan, policia: U plagosën 5 persona! Një u transportua tek Trauma

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje nga aksidenti i trefishtë që ndodhi pasditen e sotme tek vendi i quajtur “Ura e zaranikës”.

Në aksidenti janë përfshirë 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit me iniciale D. Z., I. A. dhe E. L..

Blutë rapotojnë se të lënduar mbetën të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin me iniciale I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.

Ndërkohë u bë me dije se njëri prej të lënduarve, një 30-vjeçar, ka marrë plagë në kokë dhe u transportua për në Spitalin Ushtarak të Traumës së Tiranë.

“Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..

Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE