
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 19-vjeçari me iniciale I.Sh., nga Fieri që u plagos rëndë një ditë më parë në aksidentin në aksin…
I riu udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen”, drejtuesi i të cilit humbi kontrollin. Makina doli jashtë rrugës dhe përfundoi në kanalin anësor.
Pas aksidentit, 19-vjeçari u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu krye një ndërhyrje kirurgjikale. Për shkak të gjendjes së rënduar, ai u transferua më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Nga e njëjta ngjarje mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodheshin në automjet.
Policia, së bashku me ekspertët e kriminalistikës, po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe arsyen pse drejtuesi humbi kontrollin e mjetit.
