LAJME / E Premte 30 Maj 2025, 21:09

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, ku si pasojë dy shqiptarë të Kosovës kanë mbetur të vdekur.

Njëri nga viktimat dyshohet se është Driton Sadikaj, me origjinë nga Deçani. Vdekjen e tij tashmë e kanë konfirmuar në rrjetet sociale familjarët e të ndjerit.

Sipas mediave italiane, një kamion u përplas me një tjetër, ku për pasojë dy persona vdiqën dhe një tjetër mbeti me lëndime të rënda.

Dy të rinj, 19 dhe 20 vjeç mbetën viktimë. Ata ishin punonjës të një kompanie ndërtimi nga Tirolit Jugor.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit vullnetarë të zonës, Kryqi i Bardhë me mjekun urgjent dhe policia rrugore. Fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë për viktimat të cilët nuk arritën tu mbijetonin plagëve , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE