LAJME / E Hënë 2 Qershor 2025, 16:04

Aksident tragjik me Jet Ski ku humbi jetën turisti anglez, arrestohet operatori turistik! 56-vjeçari nuk pajisi me skafandra viktimën dhe 31-vjeçaren

Policia ka arrestuar operatorin turistik pas aksidentit me Jet Ski ku humbi jetën turisti 34-vjeçar anglez.

Në pranga ka rënë 56-vjeçari Luis Xhumari, për akuzën “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Nga hetimet ka rezultuar se Luis Xhumari u ka dhënë Jet Ski dy turistëve anglezë, të cilët nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh lundruese dhe nuk i ka pajisur me skafandra.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 56 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Nga veprimet hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, përballë shkëmbit i Kavajës, rezultoi se shtetasi L. Xh., iu ka dhënë me qira një mjet lundrues Jet Ski, shtetasve S. O. dhe V. B., të cilët nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh lundruese dhe nuk i ka pajisur me skafandra.

Ngjarja tragjike ka ndodhur paraditen e së dielës, më 1 qershor 2025, në afërsi të zonës së Shkëmbit të Kavajës.

Dy shtetas që po lundronin me një mjet Jet Ski humbën kontrollin dhe ranë në ujë.

34 vjeçari me iniciale S. O., banues në Angli, fatkeqësisht humbi jetën, ndërsa shtetasja tjetër, 31 vjeçarja me iniciale V. B., gjithashtu banuese në Angli, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar në spital.

“Rreth orës 11:15, të datës 01.06.2025, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit. Nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me Jet Ski, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia ditën e djeshme  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE