LAJME / E Diel 8 Dhjetor 2024, 00:12

Aksident njëri pas tjetrit/ I shpëtoi daljes nga rruga të mjetit, shqiptarja përplaset nga një makinë tjetër, humb jetën 27-vjeçarja në Itali

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së 6 dhjetorit në Itali.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një 27-vjeçare shqiptare. Ngjarja tragjike ka ndodhu rreth orës 23:00 të së premtes në autostradën A35, në dalje të Travagliato, në provincën e Brescias.

Viktima është identifikuar si Adela Xhaferri.

27-vjeçarja mësohet se është përplasur nga një automjet, sapo zbriti nga makina ku udhëtonte si pasagjere.

Viktima po udhëtonte si pasagjere në një makinë që drejtohej nga një mikeshë, e cila përfundoi jashtë rrugës.

Asnjëra prej tyre nuk kishte pësuar dëmtime të rënda si pasojë e rrëshqitjes së makinës.

Por kur Adela doli nga automjeti, u përplas nga një makinë tjetër, e cila nuk mundi të shmangte goditjen. Viktima me origjinë shqiptare, banonte në Breshia.