Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orën 13:35 në rrugën nacionale Vlorë-Fier, pranë karburantit ELDA, ku një motomjet tip ‘Piagio’ me targa AK653 ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.
Policia vendore njoftoi se mjeti u përplas fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë druri.
Si pasojë, dy persona që ndodheshin në motomjet, të cilët ende nuk janë identifikuar, u plagosën rëndë dhe u transportuan në spitalin rajonal të Vlorës.
Fatkeqësisht, një prej tyre humbi jetën nga pasojat e përplasjes. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vijim ,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE