Mbrëmjen e së dielës në Durrës, drejtuesi i një makine që rezulton një oficer policie, ka aksidentuar një 33-vjeçar pranë banesë së tij.
Oficeri ishte në gjendje të dehur edhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë Edison Kumrinë me dy këmbët tërësish te gjymtuara. Ky i fundit u dërgua me pas ne Spitalin e Traumës ku rrezikon qe t’i këputen te dyja kombet.
33-vjecari Kumria vijon te jete ne gjendje te rende shëndetësore dhe sipas informacioneve nga Spitali i Traumës, ndodhet ende ne reanimacion.
Ndërsa oficeri i policisë u arrestua dhe do përballet me drejtësinë ne Gjykatën e Durrësit, per veprat penale, shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor, drejtimi i makinës ne gjendje te dehur dhe largimi nga vendi i aksidentit.