LAJME / E Diel 22 Tetor 2023, 18:06

Aksident në aksin Rrogozhinë-Durrës. Trajleri i pret rrugën mjetit “Golf”

Një aksident u regjistrua në orët e pasdites së të dielës në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.

Një automjet i tipit Golf Polo ka bërë një parakalim të gabuar, duke çuar ne aksidentimin e këtij të fundit nga një trajler që i ka prerë rrugën.

Shoferi i mjetit vogël Golf është çuar për ndihmë spitalore në Kavajë dhe jashtë rrezikut për jetën.