LAJME / E Martë 24 Tetor 2023, 02:02

Aksident i trefishtë, zetori përplaset me 2 “Audi” në fshatin Zhamë (Video)

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë” në fshatin Zhamë.

Policia njofton se zetori me drejtues 40-vjeçarin me iniciale T.K. është përplasur me makinën tip “Audi” me drejtues 42-vjeçarin me iniciale Gj.D. dhe me një makinë tjetër tip “Audi” me drejtues qytetarin me iniciale I.B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shoferi i “Audit” 42-vjeçar, drejtuesi i zetorit si dhe njëri nga pasagjerët e automjeteve, 50-vjeçari me iniciale A.H.. Të lënduarit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al