LAJME / E Hënë 15 Korrik 2024, 18:06

Aksident i rëndë/ Përmbyset trajleri me skrap, zë poshtë një makinë -

Një trajler i ngarkuar me skrap është përfshirë në një aksident të rëndë në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cërrik. Aksidenti sipas burimeve jo zyrtare ndodhi rreth orës 04:40.

Automjeti tip trajler sipas të njëjtave burime pasi ka humbur drejtimin e lëvizjes është përmbysur mbi një autoveturë.

Ende nuk dihen saktë pasojat e këtij aksidenti të rëndë. Paraprakisht dyshohet për të plagosur, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku me forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për largimin e trajlerit nga rruga dhe nxjerrjen e personave nga autovetura që mbeti poshtë automjetit të tonazhit të rëndë.