LAJME / E Premte 8 Nëntor 2024, 00:12

Aksident i rëndë në vend/ Makina humb kontrollin dhe bie nga ura 10 metra e lartë, zbardhen detajet e para

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gramsh, ku një mjet ka dalë nga rruga duke rënë nga ura.

I plagosur rëndë nga aksidenti ka mbetur drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet në spitalin e Tiranës.

Nga të dhënat e para, mësohet se mjeti ka rënë nga rreth 10 metra lartësi.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.