LAJME / E Diel 17 Dhjetor 2023, 22:10

Aksident i katërfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, makinat bëhen copash (Video)

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Siç shihet në këtë video, 4 makina të përfshira në aksident. Si pasojë është shkaktuar trafik në autostradën Tiranë-Durrës.

Akoma nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, teksa forca policore ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar nga ana e policisë, por vihet re se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për dëme në njerëz.

Detaje të tjera priten në vazhdim.