LAJME / E Martë 21 Mars 2023, 19:07

Aksident i frikshëm në Tiranë/ Makina merr përpara barrierën e rrugës dhe hipën mbi trotuar, zbardhen detajet e para

Dy mjete, njëra tip “Benz” dhe tjetra “Lancia” janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.


Në fotot e sigurua nga LSA duket që mjeti tip “Lancia” ka thyer barrierën e rrugës dhe ka hipur në trotuar, duke rrezikuar këmbësorët.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.