Rreth orës 11:10 të paradites, në hyrje të qytetit të Bilishtit, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor mes një motomjeti dhe një automjeti.
Sipas informacioneve paraprake, motomjeti që drejtohej nga shtetasi Besart Kyçyku, 67 vjeç, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi Besim Stena, 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, Besarti, ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit ,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE