LAJME / E Mërkurë 10 Korrik 2024, 21:09

A do ta prezantojë Big Brother Vip këtë edicion? Arbana Osmani i kthen përgjigjen e papritur ndjekësit

Largimi i Arbana Osmanit nga Big Brother Vip Albania vijon të jetë mjaft i komentuar në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo është pyetur sërish në instagram lidhur me këtë format, edhe pse tani largimi i saj nga Top Media është përfundimtar dhe drejtimin e BBV e ka marrë Ledion Liço.

Ndjekësi e parashtron se e di që Arbana nuk do i përgjigjet, por sërish e bën pyetjen. Kjo e fundit shprehet se me rëndësi është që (ndjekësi) të mos heqë dorë.

Pak muaj më parë Arbana Osmani pati një afrim me Klan Kosovën ku u diskutua mundësia që ajo të ishte në rolin e produksionit në BBVK.