LAJME / E Martë 3 Tetor 2023, 20:08

55-vjeçari i jep fund vetes në kasollen e bagëtive. Emri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Skrapar.

Bëhet me dije nga burimet për media se një 55-vjeçar nga fshati Valë i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me litar.

Mësohet paraprakisht se viktima i identifikuar si Veri Zaimi kishte lidhur një litar në pemën e ullirit, ngjitur me kasollen e bagëtive dhe më pas kishte varur veten. Dyshohet se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Pasi 55-vjeçari nuk ishte kthyer në shtëpi, familjarët kishin filluar ta kërkonin dhe ka qenë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur të varur me litar dhe më pas ka njoftuar policinë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie,që pasi kanë kryer këqyrjes e vendngjarjes kanë konfirmuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat,ndërkohë që policia konfirmon se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.