LAJME / E Mërkurë 17 Janar 2024, 20:08

40-vjeçari nga Tirana gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Korçë

Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende, policia nis hetimet

Një 40-vjeçar u gjet i pajetë këtë të mërkurë në Korçë. Gazetarja Daniela Zisi raporton se ai u gjet në dhomën e hotelit ku po qëndronte, në lagjen 12 të këtij qyteti.

40-vjeçari mësohet se ishte nga Tirana. Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në vdekjen e 40-vjeçarit./tvklan.al