LAJME / E Martë 27 Maj 2025, 18:06

39-vjeçari e solli me valixhe nga Tajlanda/ Çfarë është “Yellow Zushi”, droga e re që ka hyrë në Shqipëri

Ditën e djeshme policia e Tiranës ndaloi një 39-vjeçar në aeroportin e Rinasit, i cili po kthehej nga Tajlanda me valixhen e mbushur me drogë.

Përveç metodës “origjinale” të trafikut të lëndës narkotike, vëmendje tërhoqi edhe lloji i drogës që ai kishte sjellë në vendin tonë. Mësohet se në valixhen e shqiptarit, gjendej 19 kg “Yellow Zushi”, një varietet i fuqishëm i kanabisit, i cili prodhohet në ambiente të mbyllura nëpërmjet llambave.

Kjo drogë shitet me çmime që fillojnë nga 50 euro për gram, ndërkohë që efekti i saj është shumë më i fuqishëm se kanabisi i zakonshëm, për shkak të përqindjes së lartë të THC. E veçanta e kësaj droge është se shpesh herë asaj i injektohen aroma të frutave ekzotike, çka e bën këtë drogë më elitare.

Kjo drogë ka gjetur prej kohës terren në vendet e Bashkimit Evropian si Italia dhe Spanja, ku kultivohet dhe tregtohet ndërsa në Shqipëri, ardhja nga Tailanda ishte episodi i parë.

“Yellow Zushi” është thjesht emri i radhës në listën e gjatë të substancave narkotike që i premtojnë rinisë arratisje, por në fakt u japin robëri. Dikur ishte hashashi i Lazaratit, pastaj erdhën kristalet, pilulat, dhe tani drogat e importuara që vijnë në treg si mall luksi por paguhen me shëndetin mendor, trupin dhe shpesh edhe jetën e përdoruesve të drogës./ Top Channel , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE