LAJME / E Premte 24 Korrik 2026, 16:04

35-vjeçari shkon në banesën e ish të fejuarës, i vret babain dhe i plagos nënën

“Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-partneren e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut”, thuhet në njoftimin e bluve.

Vëllai i viktimës ka dhënë një prononcim për mediet, ku tregon se si 35-vjeçari kërcënoi se do t’i vriste të gjithë dhe se ngjarja ishte e paralajmëruar, madje disa herë…

Vëllai i viktimës: Bërtisnin brenda, nuk shkuam të shikonim brenda se nuk kishim armë. Ai thoshte hajdeni se do t’ju vras të gjithëve! Merr policinë…Policia ka ardhur pas një ore! E ka marrë çuni, ta tregon ai.

–Pra ju e patë autorin, ju kërcënonte?

Vëllai i viktimës: E kishte lënë makinën nga pjesa mbrapa, e mori dhe çupën, iku!

Vëllai i viktimës: Po, këtu qëndronte… Kishin probleme, tre herë është arrestuar e tre herë ka dalë (referuar autorit). Ai shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë, e futën, pas një muaji e nxorrën prapë. Këtu ishte në arrest shtëpie se gjithmonë kërcënonte. I thoshte vajzës do vish këtu te unë, ti pa mua nuk bën…Do ju vras të gjithëve! Ka qenë e parashikuar kjo, shantazhi që ka bërë ai… Po bën kohë! Vajta brenda, vëllai shtrirë atje, kunata shtrirë… do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE