
Që nga e premtja, në Shqipëri ka filluar një valë tre-ditore e të nxehtit, me temperatura që arrijnë deri në 40°C.
Vetëm nga e marta e javës së ardhshme pritet një ulje e temperaturave në të gjithë vendin, e shoqëruar me rritje të vranësirave në juglindje, ku mund të ketë reshje shiu afatshkurtra.
Siç raporton meteorologia Tanja Porja, moti do të vazhdojë të dominohet nga qiell i kthjellët, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare. Temperaturat minimale do të zbresin në 17°C në zonat malore, ndërsa në bregdet nuk do të bien nën 25°C.
Vranësirat do të jenë të përkohshme në juglindje dhe më të qëndrueshme në zonat lindore. Vetëm në ditët e para të korrikut pritet një ftohje e motit, e shoqëruar me një rënie të temperaturave prej rreth 3 gradësh.
Të dielën dhe të hënën do të ketë mot me vranësira, por mundësia e reshjeve mbetet pothuajse zero, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
