
Dy të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i një konflikti të ndodhur me armë zjarri në fshatin shqiptar Çellopek të Bërvenicës, në rajonin e Tetovës.
Policia e Tetovës bën të ditur se ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës ku Ilmi Ismaili, 60 vjeç, qëlloi për vdekje xhaxhain dhe të birin e tij, ndërsa la të plagosur xhaxhanë tjetër.
Në këtë ngjarje i plagosur mbeti dhe vetë autori Ismaili, tashmë i arrestuar nga policia. Nuk dihet ende nëse kishte shkëmbim zjarri, apo 60-vjeçari u plagos nga arma e tij.
Ngjarja e rëndë sipas autoriteteve dyshohet se ndodhi për konflikte pronësie, për një vendparkimi. Kjo u konfirmua me pas edhe nga ministri i Brendshem, Oliver Spasovksi.
Ndërkohë urgjenca nën shoqërimin e policisë është drejtuar për Klinikat e Shkupit për kryer një trajtim më të specializuar për autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje.
