Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në një emision televiziv foli për trafikun e armëve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai foli për ‘Thesarin’, një armë (pistoletë) që e përdorin eksponentët e krimit, pasi arrin të depërtojë jelekun antiplumb.
Në territorin tonë janë rreth 10 armë të tilla, ndërsa vlera e tyre shkon 5-10 mijë euro, zbuloi Prof. i Kriminalistikës.
“Kemi një treg aktiv me Kosovën, por është bërë më atraktiv pasi kemi një fenomen. Po shiten armë nga 500 mijë euro. Ato e kanë tytën e bllokuar dhe bëjnë zhurmën e një pistoletë të zakonshme.
Një nga këto armët në formën e stilolapsit është qëlluar 15-vjeçari në Tiranë. Ai plagoset, e mohon fillimisht dhe më pas zbërthehet ngjarja. Me këto operacione policia tregon se është në krye të detyrës.
Na ka hyrë një armë e re nga Kosova që është më e frikshme se këto. Përdoret dhe mbahet shumë nga eksponentët të krimit, pasi depërton edhe në jelekët antiplumb. Shitet 5-10 mijë euro. Policia është në dijeni të kësaj armë por është e rrallë. Nuk janë të dokumentuar se ku janë këto armë, pasi janë shpërndarë 10 armë të tilla. Kemi kapur dhe një armë në Fier.”, u shpreh ai.
Ndërsa gazetarja e kronikës në Top Channel, Dorjana Bezat zbuloi se komunikimet janë bërë nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Operacioni është zhvilluar në Tiranë. Komunikimi është bërë në rrjetet sociale. Këto armë zjarri nuk i kishte vetëm një person, si shembull një person blen 2 pistoleta, tjetri 3, tjetri gjashtë e kështu me radhë. Synimi i blerësve, 10- personave që janë ndaluar nuk ishte ti përdornin vetë por ti shisnin. Linja e trafikut të armëve të zjarrit është kthyer në problem. Ky nuk është rasti i parë. Këto armë përveç se janë lehtësisht të përballueshme nga ana ekonomike, variojnë 500-1500 euro, por theksojmë se janë armë të reja”, shprehet ajo do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE