LAJME / E Shtunë 11 Korrik 2026, 02:02

Su’lm në një shkollë në Gjermani, disa të pla’gosur

Një sulm i rëndë ka ndodhur në një shkollë në Bavari ku janë plagosur disa perosna, dy prej tyre rëndë. Policia njofton edhe për arrestimin e një 16-vjeçari, i cili dyshohet si autor i sulmit.

Dy vajza janë plagosur rëndë dhe janë dërguar urgjentisht në spital, tha një zëdhënës i Policisë. Ndërkohë ato nuk janë më në gjendje kritike. Vajzat janë nxënëse në këtë shkollë.

Numri i përgjithshëm i personave të plagosur dhe lëndimet e tyre akoma nuk janë kumtuar, por flitet për një numër njëshifror të personave të plagosur.

Ky sulm me armë ka ndodhur në Schongau, në gjimnazin Welfen-Gymnasium.

Në supozimet e para thuhet se sulmuesi ka pasur një thikë dhe një armë zjarri, por arma e zjarrit akoma nuk është gjetur.

Akoma nuk dihet asgjë për motivet dhe origjinën e aktorit të sulmit apo të lënduarve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE