LAJME / E Premte 23 Maj 2025, 20:08

Sulm me thikë në një stacion treni në Gjermani, raportohet për 12 të plagosur! Detajet e para

Një sulm me thikë është regjistruar këtë pasdite në stacionin qendror të trenit në Hamburg në Gjermani.

Sipas informacioneve të BILD, nga sulmi ka të paktën dymbëdhjetë persona të plagosur.

Ndërkohë një grua është arrestuar nga policia.

Incidenti ndodhi në platformën 13/14. Fillimisht, u fol për tetë persona të plagosur, më pas policia sqaroi se tre prej të palgosurv janë në gjendje kritike për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE