LAJME / E Enjte 4 Janar 2024, 19:07

Sulm me armë në një shkollë në SHBA, një i vdekur

SHBA- Një person është vrarë me armë zjarri nga një sulm me armë në një shkollë në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas autoriteteve policore, nga sulmi i së enjtes janë plagosur edhe dy persona të tjerë, e hetimet po vijojnë. Sulmi dyshohet se ka ndodhur në shkollën Perry High.

Zona është siguruar, ndërsa nuk dihet nëse ka të arrestuar.