LAJM I FUNDIT/ Kërcet thika në vend, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
Nga Class•
22 November 2026

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Viçisht të Korçës.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se një person ka mbetur i plagosur,
ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
I plagosuri është nisur drejt spitali të qytetit, teksa nuk dihet mosha dhe identiteti i tij.
Në vijim priten të tjera informacione nga policia, për sqarimin e rrethanave dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurit./Top Channel



