Aksioni antidrogë merr një tjetër kthesë, AMP heton oficerët e policisë

Nga Class• 22 November 2026

Aksioni antidrogë merr një tjetër kthesë, AMP heton

AMP në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit kanë gjetur dhe sekuestruar

rreth 400 gramë kokainë, në dy banesa në Gramsh.

Lënda narkotike u gjet si rezultat i një kontrolli në banesën e personave me iniciale T.H.

 dhe R.H., të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Dyshohet se, ata po vijonin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Tashmë, hetimet janë shtrirë edhe ndaj oficerëve të policisë zonale, të dyshuar për shpërdorim detyre.

Sipas AMP, ata dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollet e nevojshme për të verifikuar zbatimin e masës së sigurisë nga dy personat.