Veliaj shkarkoi drejtoren e kopshteve dhe çerdheve, Braçe: Erion, ke bërë gabim! Kthe pas vendimin

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të kryebashkiakut të Tiranës,
Erion Veliaj për të shkarkuar drejtoreshën e Shërbimit
Publik të Kopshteve dhe Çerdheve, Zhaneta Beqiri.
Në një deklaratë përmes rrjeteve sociale, Braçe thotë se nuk i interesojnë arsyet e vendimit,
ndërsa i bën thirrje Veliajt të rikthejë në detyrë Beqirin, pasi po i bën dëm shërbimit publik në Tiranë.
Braçe thotë se Beqiri është një person që e njeh përmes punës dhe jo përmes njohjeve personale.
Reagimi i plotë i Braçes:
ERION, KETE HERE E KE GABIM!
ZHANETA BEQIRI eshte gruaja ne krye te SHERBIMIT PUBLIK te CERDHEVE E KOPESHTEVE ne qytetin e Tiranes;
Nje sherbim qe e them me plot gojen, ESHTE I VETMI BRAND PUBLIK NE KETE QYTET; ja ka dale te konkuroje e te munde SHERBIMIN PRIVAT NE KETE LEME; besoj shume qe bashkia e TIRANES e ka krenari kete BRAND PUBLIK.
ZHANETA BEQIRIN une e njoh ne pune, vetem aty; nuk kam patur njohje personale me te keto 13 vitet e fundit, kur ajo ka drejtuar kete sherbim; e njoha keto 20 MUAJ QE PUNOJ NE TIRANE; e kam gjetur ne cerdhe e kopeshte, jo ne zyre; e kam pare fare rastesisht ne IRFAN TOMINI, VASIL SHANTO, zonen e SHUSHICES, ISH BLLOK, 1 MAJI-aty me femijet duke i mbajtur ne krahe e duke luajtur me ta, me edukatoret, me guzhinieret, me prinderit; nuk e kam gjetur ne oren 11, 12, 13 etj, por qe ne 8, 8.05, 8.10, 8.15 te mengjesit, ajo ne punen e saj e pa ditur hic per prezencen time aty dhe une i habitur prej perkushtimit te saj, kujdesit per higjenen deri edhe nivelin e muzikes ne ambjentet e femijeve.
Nese sot cerdhet e kopeshtet private mbyllen njeri pas tjetrit e jane tkurrur shume, eshte ky brand publik arsyeja; infrastruktura dhe mbi te gjitha kujdesi maksimal i cdo sherbyesi publik ne kete sherbim-vajzave e grave edukatore, mesuese ndihmese, guzhiniere, sanitare, psikologe dhe kesaj gruaje njesh me to e ne krye te tyre.
SOT NE MENGJES, nje GRUA, NENE me shkroi se Zhaneta Beqiri ishte pushuar nga PUNA dhe me beri me dije se ky eshte nje gabim e dem i madh qe po i behet ketij sherbimi, femijeve mbi te gjitha; kuptova permasen e demit kur kontrollova mesazhet seri ne telefon e rrjetet sociale;
PRINDERIT I KANE BESUAR FEMIJET KETIJ SHERBIMI DHE NJEREZVE QE E NGRITEN DHE E KTHYEN NE BRAND PUBLIK ATE-NUK MUND TE LUHET ME TA!
Ndaj do i kerkoja publikisht KRYETARIT TE BASHKISE dhe cdo zyrtari tjeter nen te: KTHEJENI PAS ATE VENDIM!
Per cilendo arsye eshte I PADREJTE!
Nuk dua ti besoj dhe as i marr ne konsiderate cfare po degjoj; MUA ME VLEN PUNA DHE SHERBIMI NDAJ NJEREZVE NE KETE QYTET; PUNEN E KAM PARE ME SYTE E MI DHE VLERESIMIN PER TE E KAM MARRE NGA MIJERA SY TE TJERE, FEMIJESH E PRINDERISH TE LUMTUR!
Më të Lexuarat

LAJME
Alarm në shtetin europian/ Tre mjete fluturuese ruse shkelin hapësirën ajrore, NATO mblidhet me urgjencë

LAJME
“Çifti me jetë të lumtur”/ Shiriti i dasmave tradhton hajdutët, zbardhet skema e grabitjes së 43 mijë eurove, morën makinë me qira për të krijuar alibi

LAJME
Ish-presidenti nxjerr foton e papritur/ I shtrirë në shtrat, krah një bjondeje të zhv*shur…(Foto)
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Veliaj shkarkoi drejtoren e kopshteve dhe çerdheve, Braçe: Erion, ke bërë gabim! Kthe pas vendimin
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të shkarkuar drejtoresh&e...

LAJME
Alarm në shtetin europian/ Tre mjete fluturuese ruse shkelin hapësirën ajrore, NATO mblidhet me urgjencë

LAJME
“Çifti me jetë të lumtur”/ Shiriti i dasmave tradhton hajdutët, zbardhet skema e grabitjes së 43 mijë eurove, morën makinë me qira për të krijuar alibi

LAJME