Horoskopi / E Hënë 23 Qershor 2025, 16:04

“Do merrni lajme të mëdha”/ Horoskopi javor nga Meri Gjini: Një javë me plot ndryshime… -

Dashi


Dielli është në familjen e katërt të hartës së tyre. Kthehet në prioritet profesioni dhe puna. Dy janë çështjet që do të ndryshojnë agjendën e tyre, pavarësisht se me çfarë po merren. E para është një çështje pune dhe e dyta një dokument në shërbim të një shtëpie apo pronësie.

Demi


Venusi është te ata. Mbetet prioritet mënyra e menaxhimit të situatave ekonomike. Po ashtu, prioritet mbeten tonacionet e larta. Ky Venus dhe ky Diell te Gaforrja do të fillojnë të ndihmojnë në sheshimin e problematikave personale në drejtim të dashurisë dhe lidhjes në çift. Jupiteri mbi Diellin e tyre e bën këtë një javë shumë të mirë edhe në çështjet ekonomike.

Binjakët

Të lehtësuar nga Dielli. Do të humbasin pak nga të qenit prioritet aty ku ndodhen. Vendosje të forta dhe të bukura do të jenë atje ku kanë më tepër rëndësi në këtë moment. Prioritet i momentit është të jenë të rrethuar nga dashuria. Ka mundësi shumë të mira për të zgjeruar pjesën sociale. Mërkuri dhe Venusi janë në pozicione të tilla që hapin një perspektivë të re dhe largojnë ata që nuk janë të mirë për ta. Java do të jetë më e mirë nga e mërkura dhe në vazhdim.

Gaforrja

Që nga dje kanë Diellin te vetja. E kanë në vendosje kokë më kokë mbi Jupiterin që tani. Kjo sjell një lloj vështirësie, që ndihet vetëm te të lindurit në ditët e para të Gaforres. Benefitet e këtij Jupiteri do t’i marrin në beteja të vështira, por do të dalin fitimtarë. Jupiteri duket sikur nuk do t’u japë privilegj, por do t’i bëjë të zgjidhin çështje të vështira. Dhe do t’i ndihmojë në shtator të marrin hapa të mëdha. Të tjerët do ta ndjejnë Jupiterin nëpërmjet projektimit të bukur. Është një javë shumë e mirë dhe produktive. Do të kenë informacione të bujshme në veshin e tyre.

Luani

Me Marsin në familjen e dytë të Diellit, janë mes dilemës: mbylljeve të çështjeve të vjetra apo të hapin fronte të reja. Duhet t’i gëzohen mbylljeve të bukura të çështjeve të vjetra dhe të fillojnë të projektojnë pushimet. Kjo periudhë favorizon ata që do të marrin vendime për pushime. Gushti, me vendosjen e Marsit, e bën të domosdoshme për ta përqendrimin në karrierë me zhvillime të forta.

Virgjëresha

Do të jenë punëtorët e sezonit. Pavarësisht lodhjes, rezultati do të jetë më i kënaqshëm për ta. Do të rezultojë një javë e mirë dhe periudhë e mirë. Muaji qershor do të ketë rezultate të mira.

Peshorja

Mund të ketë takime me persona të rëndësishëm për ndryshimin e karrierës suaj. Venusi dhe hyrja e rëndësishme e Neptunit mbi Saturn. Status, strukturë, qëndrueshmëri në shkëlqim maksimal. Do të ketë shanse të mira që nga e mërkura.

Akrepi

Me çështje që i përkasin familjes apo njerëzve që i ndjejnë si familjarë. Do të kenë lajme dhe informacione të mira për zhvillime në karrierë. Do të kenë mundësi të marrin edhe iniciativa personale.

Shigjetari

Mërkuri te Gaforrja ndihmon në çështje që i përkasin familjes. Ndryshimet që do të kemi me Mërkurin te Luanët do të sjellin zhvillime të mira me çështjet profesionale, në pikat problematike prej kohësh. Do të përshpejtohet ritmi. Faktori i të papriturës për mirë do të jetë i ndjeshëm për ju, nga e mërkura.

Bricjapi

Me Diellin përballë në hyrje të drejtëpërdrejtë me Jupiterin te Gaforrja. Favorizues dhe shumë pozitiv për ndjesitë që do të kenë dhe mënyrën si do të shihen nga të tjerët në punë. Është periudhë pune dhe bashkëveprimi ende. Venusi te Demat i ndihmon në çështjet e emocionit dhe mënyrën si ndihen në raport me lekun.

Ujori

Planifikoni pushimet. Është periudhë e një rutine të qetë dhe të qartë. Për ata që nuk kanë mundësi të planifikojnë pushime, java do të rezultojë e qetë dhe do t’u japë mundësinë të jenë siç kanë nevojë tani.

Peshqit

Kanë Marsin ballë për ballë. E vështirë të largohen nga puna. Do të rezultojë një periudhë shumë e rëndësishme për bashkëpunime dhe për ata që presin përgjigje për një aplikim pune. Nis një periudhë që do të shijojnë ndryshimet që i kanë shumë të nevojshme. Të lindurit në ditët e para të Peshqve favorizohen shumë në zgjidhje çështjesh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE