Grupi i maskuar dhe me shkopinj bejsbolli nga selia e PS/ Arrestohet inspektori i IMT-së

Nga Class• 20 November 2026

Grupi i maskuar dhe me shkopinj bejsbolli nga selia e PS/ Arrestohet inspektori

Policia e Tiranës ka arrestuar 41-vjeçarin Miklovan Arapi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

nga autoritetet italiane, pasi ndaj tij është dhënë një dënim prej 6 vitesh burg

nga Gjykata e Apelit në Romë.

Arapi është dënuar për vjedhje me armë, vjedhje të rëndë dhe kanosje.

Ai u lokalizua në kryeqytet dhe u vu në pranga, ndërsa pritet të nisin

procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Por emri i 41-vjeçarit nuk është i panjohur në Shqipëri. Ai rezulton të jetë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe është përmendur edhe në lidhje me incidentin gjatë protestave të studentëve përpara selisë së Partisë Socialiste.

Gjatë asaj ngjarjeje, një grup personash të maskuar dhe të pajisur me shkopinj bejsbolli u shfaqën përballë protestuesve, duke shkaktuar tensione dhe përplasje. Personat u akuzuan se kishin dalë për të larguar me dhunë të rinjtë që protestonin.

Arrestimi i Arapit rikthen në vëmendje edhe episodin e dhunës ndaj studentëve, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse dhe çfarë roli ka pasur ai në atë ngjarje.