Përleshje e përgjakshme mes kushërinjve në Stamboll, sulmohet me thika një korrier për shkak të një borxhi

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar në përplasje të dhunshme me thika në lagjen
Fatih të Stambollit, në Turqi. Shkak i sherrit dyshohet të ketë qenë një borxh mes
personave të përfshirë, të cilët, sipas mediave turke, janë kushërinj.
Ngjarja ndodhi të enjten, në lagjen Aksaray. Pamjet e publikuara tregojnë një burrë,
i cili punonte si korrier, duke u larguar me vrap, ndërsa ndiqet nga pesë persona të armatosur me thika.
Në një moment, njëri prej agresorëve e godet me një helmetë, ndërsa një tjetër e sulmon me thikë. Pak sekonda më vonë, situata përshkallëzohet dhe përleshja bëhet edhe më e dhunshme.
Sipas mediave turke, veçanërisht “Habertürk”, korrieri ka marrë plagë me thikë në gjoks, shpinë dhe ijë, duke mbetur i plagosur rëndë. Edhe njëri prej personave që morën pjesë në sulm ka mbetur i plagosur me thikë në këmbë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti mes kushërinjve nuk ishte i rastësishëm. Ata ishin përfshirë në një tjetër përplasje fizike më 1 korrik të këtij viti, për të njëjtin shkak. Borxhi mes tyre dyshohet se ka rikthyer konfliktin, këtë herë me pasoja të rënda.
📍 İstanbul / Fatih ⚠️ Aksaray Mahallesi’nde amca çocukları arasında alacak verecek meselesi yüzünden çıkan tartışma, bıçaklı kavgaya dönüştü. 5 kişilik grup, kuryelik yapan akrabalarına tekme, yumruk ve kaskla saldırdı. Göğsünden, sırtından ve kalçasından bıçaklanan kurye ağır yaralandı.
— VanTV.tr (@VantvTr) November 20, 2026
Më të Lexuarat

LAJME
E bujshme, Edi Rama emëron drejtorin e rradhës, ja kush do të jetë drejtori i ri doganave (EMRI)

LAJME
34-vjeçari i bën të fortin taksistit në Shkozet, i vjedh paratë dhe i merr çelësin e mjetit, “Shqiponjat” e arrestojnë brenda pak minutash

LAJME
Elisa Spiropali godet Belinda Ballukun: “Është modeli më i keq i forcës sonë politike, por edhe viktima më e freskët”
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Përleshje e përgjakshme mes kushërinjve në Stamboll, sulmohet me thika një korrier për shkak të një borxhi
Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar në përplasje të dhunshme me thika në lagjen Fatih të Stambollit, në...

LAJME
E bujshme, Edi Rama emëron drejtorin e rradhës, ja kush do të jetë drejtori i ri doganave (EMRI)

LAJME
34-vjeçari i bën të fortin taksistit në Shkozet, i vjedh paratë dhe i merr çelësin e mjetit, “Shqiponjat” e arrestojnë brenda pak minutash

LAJME