34-vjeçari i bën të fortin taksistit në Shkozet, i vjedh paratë dhe i merr çelësin e mjetit, “Shqiponjat” e arrestojnë brenda pak minutash

Nga Class• 20 November 2026

34-vjeçari i bën të fortin taksistit në Shkozet, i vjedh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit,

ku shtetasi me inicialet Xh. S., 34 vjeç banues në Shkozet,

ka grabitur një taksist nën kërcënimin e një thike.

Paraprakisht raportohet se autori i ka marrë taksistit një shumë parash,

çelësat e automjetit dhe celularin, në mënyrë që të pengonte mundësinë që ai të kërkonte ndihmë ose të telefononte policinë.

Mirëpo pak minuta pas ngjarjes, bëhet me dije se 34-vjeçari është kapur në zonën e Shkozetit nga forcat Shqiponja.