E mbani mend Sophie-n e parë të “Zonë e Lirë”? Bukuroshja bëhet nënë për herë të parë

Nga Class• 20 November 2026

E mbani mend Sophie-n e parë të “Zonë e Lirë”?

Romina Alku, e njohur për publikun si Sophia, ish-velina e emisionit “Zonë e Lirë” të Arian Çanit,

ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj. Ajo është bërë nënë për herë të parë,

duke sjellë në jetë një djalë.

Lajmin e ëmbël Romina e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale,

 ku ka zbuluar edhe emrin e të birit, Drin.

“Mirë se erdhe në jetë, biri ynë, Drin! Sot bota jonë u bë më e bukur, zemrat tona më të mbushura dhe jeta jonë mori kuptimin më të ëmbël”, shkruan ajo në postimin emocionues.

Kujtojmë se Romina ishte ndër vajzat e para që punoi si velinë krah Arian Çanit në “Zonë e Lirë”, ku qëndroi për nëntë vite. Largimi i saj nga emisioni u shoqërua me bujë, pas disa batutave të moderatorit, të cilat duket se nuk u pritën mirë nga ajo dhe partneri i saj.

Pas largimit nga televizioni, Romina u tërhoq nga vëmendja publike dhe rrjetet sociale, ndërsa tashmë rikthehet në vëmendje me një nga momentet më të bukura të jetës së saj: ardhjen në jetë të djalit, Drin.

E mbani mend Sophie-n e parë të “Zonë e Lirë”?

E mbani mend Sophie-n e parë të “Zonë e Lirë”?