EMRI/ Identifikohet 39-vjeçari shqiptar i ekzekutuar me armë zjarri në Spanjë

Është zbardhur identiteti i 39-vjeçarit shqiptar që u vra me armë zjarri
në një atentat në zonën e Orihuela Costa, në Spanjë.
Viktima është identifikuar si Luka Beqiraj.
Sipas mediave spanjolle, ngjarja e rëndë dyshohet se lidhet me një larje hesapesh
dhe është regjistruar pak para orës 13:00, në kompleksin sportiv dhe argëtues Playa Flamenca Sport Club.
Beqiraj ndodhej në tarracën e një lokali, kur një person i armatosur iu afrua dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas atentatit, autori, i dyshuar si vrasës me pagesë, është larguar nga vendngjarja me një skuter elektrik. Kjo është bërë e ditur nga dëshmitarët që ndodheshin në zonë në momentin e krimit.
Policia spanjolle ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit, ndërsa autori është shpallur në kërkim.
Hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personit që kreu ekzekutimin, si dhe për zbardhjen e motiveve të vrasjes.
Më të Lexuarat

LAJME
Fund tarifave të kripura? Shqipëria nis negociatat me BE-në për roaming-un, ja çfarë pritet të ndryshojë për qytetarët

LAJME
Ekzekutohet me armë zjarri 39-vjeçari shqiptar në Spanjë, autori u largua me skuter

LAJME
Ndërhyri për të prishur telefonat e dëshmitarëve në dosjen "Veliaj", SPAK kërkon dënimin e Klotilda Bushkës: Ja sa rrezikon ish-deputetja
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
EMRI/ Identifikohet 39-vjeçari shqiptar i ekzekutuar me armë zjarri në Spanjë
Është zbardhur identiteti i 39-vjeçarit shqiptar që u vra me armë zjarri në një atentat në zonën e Orihuela Cost...