E fundit! “Do t’i* familjen nëse tim shoqi i ndodh gjë”

Nga Class• 17 October 2026

E fundit! “Do t’i* familjen nëse tim shoqi i ndodh

Protesta e zhvilluar në Tiranë është shoqëruar me përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve,

 ndërsa situata është përshkallëzuar gjatë mbrëmjes.

Gjatë një momenti kur shpërtheu zjarri, një efektiv policie që ndodhej pranë flakëve

 u përfshi prej tyre në pjesën e këmbës. Situata u vu shpejt nën kontroll, pasi zjarri u shua menjëherë.

Ndërkohë, bashkëshortja e efektivit të lënduar ka reaguar ashpër përpara gazetarëve, duke kërcënuar personin që, sipas saj, ka shkaktuar dëmtimin e të shoqit.

“Nëse tim shoqi i ndodh gjë, atij studenti do t’ia shuaj unë gjithë familjen. Është dëmtuar”, është shprehur ajo.

Nga ana tjetër, gjatë protestës janë raportuar përplasje dhe raste dhune ndaj të rinjve. Në pamjet e publikuara janë parë gjimnazistë dhe studentë që përballen me efektivët, ndërsa disa prej tyre janë tërhequr zvarrë.

Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, pas përshkallëzimit të protestës dhe përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit.

as disa orësh tensionesh dhe përplasjesh të forta mes protestuesve dhe policisë, bulevardi në Tiranë është përfshirë nga qetësia.

Në zonë kanë mbërritur ekipet e pastrimit, të cilat kanë nisur punën për të larguar mbetjet dhe sendet e shpërndara gjatë protestës.

Fillimisht, punonjësit janë marrë me mbledhjen e gurëve të shkulur nga trotuaret, të cilët gjatë përplasjeve u hodhën nga protestuesit në drejtim të efektivëve të policisë.

Në një foto të mbërritur në redaksi, shihet një kamionçinë e mbushur me gurë dhe sende të forta, që dëshmojnë për përmasat e incidenteve të regjistruara gjatë protestës.

ënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është penguar fillimisht nga zyrtarët e Spitalit Ushtarak për të hyrë në ambientet e spitalit, ku po marrin trajtim mjekësor protestuesit e lënduar gjatë përplasjeve të sotme.

Pas insistimit për të takuar të plagosurit dhe për t’u informuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore, Këlliçi, i shoqëruar nga deputetët e PD-së, Bardh Spahia dhe Zija Ismaili, ka arritur të futet në ambientet e spitalit me forcë.

Disa prej protestuesve të dërguar në spital raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës.