E fundit! OKB bën reagimin urgjnt për protestat në Shqipëri! Ajo çfarë po i kërkojnë Edi Ramës duket e

Nga Class• 17 October 2026

E fundit! OKB bën reagimin urgjnt për protestat në Shqipëri!

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka përsëritur apelin për dialog konstruktiv mes palëve,

 me qëllim uljen e tensioneve në vend dhe respektimin e standardeve demokratike.

Në reagimin e saj, OKB thekson se dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike

 apo private janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike e paqësore.

Organizata nënvizon gjithashtu rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtës për tubim paqësor dhe të lirisë së shtypit, duke i cilësuar ato si të drejta themelore që duhet të garantohen.

Një tjetër pikë e theksuar në mesazh është veprimtaria e forcave të rendit, e cila, sipas OKB-së, duhet të jetë në përputhje me parimin e proporcionalitetit. Po ashtu, çdo person duhet të gëzojë garancitë për një proces të rregullt ligjor.

Apeli vjen në një klimë të tensionuar në vend, ndërsa OKB u bën thirrje palëve të shmangin dhunën, të respektojnë të drejtat themelore dhe të angazhohen në dialog për zgjidhjen e situatës.