URGJENTE! Ambasada Amerikane reagim zyrtar për protestën e studentëve, ajo çfarë shkruan do iu trondisë: Kërkon që...

Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin.
“Qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore,
pa akte të dhunshme”, thuhet në dekaratën e ambasadës amerikane.
Reagimi
Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.
Tre kongresmenë republikanë amerikanë, Keith Self, Robert Aderholt dhe Joe Wilson, kanë reaguar për protestat në Shqipëri, duke kritikuar korrupsionin dhe shpërfilljen e shtetit të së drejtës. Ata u kërkojnë drejtuesve shqiptarë të dëgjojnë thirrjet e qytetarëve për ndryshim, të respektojnë të drejtën e protestës dhe të ndalin dhunën ndaj demonstruesve, ndërsa presioni politik mbi qeverinë Rama rritet.
Tre kongresmenë republikanë amerikanë kanë reaguar për protestat në Shqipëri, duke i drejtuar mesazhe të forta udhëheqjes shqiptare për respektimin e sundimit të ligjit, të drejtave qytetare dhe kërkesave të protestuesve.
Reagimet e Keith Self, Robert Aderholt dhe Joe Wilson shtojnë presionin politik ndërkombëtar ndaj qeverisë së Edi Ramës, në një moment kur protestat kundër saj kanë hyrë në ditën e pestë të përplasjeve në Tiranë.
Mesazhin më të drejtpërdrejtë për shkaqet e pakënaqësisë qytetare e ka dhënë kongresmeni Keith Self, i cili i lidh protestat me mosbesimin ndaj politikanëve të korruptuar dhe me atë që e cilëson shpërfillje të sundimit të ligjit.
“Protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja totale e shtetit të së drejtës. Udhëheqësit e Shqipërisë duhet t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore, të cilat do të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të nxisin stabilitetin rajonal”, shkruan Self në platformën X.
Deklarata e tij shkon përtej shqetësimit për incidentet e ditëve të fundit. Kongresmeni amerikan e vendos theksin te arsyet politike dhe ekonomike të pakënaqësisë, ndërsa u kërkon drejtuesve shqiptarë të dëgjojnë thirrjet për ndryshim.
Një tjetër reagim ka ardhur nga kongresmeni republikan Robert Aderholt, i cili shpreh shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe kërkon që qeveria të respektojë të drejtat e qytetarëve që protestojnë paqësisht.
“Jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e trazirave në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tij. Të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”, deklaron Aderholt.
Në mesazhin e tij, Aderholt i drejtohet qartësisht qeverisë shqiptare për detyrimin që ka të garantojë të drejtën e protestës. Ai u kërkon njëkohësisht të gjitha palëve të shmangin dhunën dhe nënvizon se të rinjtë duhet të kenë rol në përcaktimin e së ardhmes së vendit.
Thirrjen më të drejtpërdrejtë për ndalimin e dhunës ndaj demonstruesve e ka bërë kongresmeni Joe Wilson, i cili ka shprehur shqetësim për krizën në Shqipëri, duke kujtuar se vendi është aleat i Shteteve të Bashkuara në NATO.
“Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipërinë aleate të NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale”, shkruan Wilson.
Ai vijon me një kërkesë të drejtpërdrejtë ndaj autoriteteve shqiptare:
“Qeveria duhet të përmbahet nga çdo dhunë kundër protestuesve. Të rinjtë meritojnë një zë në të ardhmen e vendit të tyre”, thekson kongresmeni amerikan.
Reagimet vijnë ndërsa Tirana përjeton një tjetër ditë tensionesh. Protestuesit kundër qeverisë kanë vijuar demonstratat në disa zona të kryeqytetit, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Gjatë përplasjeve janë regjistruar edhe incidente me gurë e kokteje Molotov, si dhe të lënduar në radhët e policisë.



