Begaj takon dy grupe protestuesish
Nga Class•
17 October 2026

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish,
të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre lidhur me situatën politike në vend.
News24 mëson se bisedimet me kreun e shtetit janë zhvilluar në dy ditë të ndryshme,
ku protestuesit kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe kanë paraqitur propozimet për zgjidhjen e situatës.
Mes kërkesave të parashtruara para Presidentit Begaj është shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat njëvjeçar.
Sipas protestuesve, qeveria tranzitore do të kishte si detyrë kryesore përgatitjen e vendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare. balkanweb.com/



