Hati hap kuletën, gati të financojë protestuesit në Shqipëri

Në mesin e protestave që po zhvillohen në Shqipëri, influencerja e njohur Hati
ka bërë një reagim publik, duke shprehur mbështetjen e saj për studentët dhe qytetarët që kanë dalë në rrugë.
Menjëherë pas kthimit nga pushimet, ajo ka publikuar një video,
përmes së cilës ka njoftuar se është e gatshme të ofrojë edhe ndihmë financiare për protestuesit.
“Njerëz, unë sapo kam ardhur në Shqipëri nga pushimet. Fjalë për fjalë jam futur në shtëpi, është ora 7:00 e pasdites dhe po e bëj këtë video për t’ju treguar që jam me ju”, është shprehur ajo.
Por Hati nuk është mjaftuar vetëm me një mesazh solidariteti.
Influencerja ka deklaruar se është e gatshme të mbulojë financiarisht nevojat e protestuesve dhe studentëve, përfshirë sigurimin e mjeteve të nevojshme për mbrojtjen e tyre gjatë protestave.
“Jam me ju, t’i ndihmoj financiarisht të gjithë protestuesit dhe studentët për të marrë të gjitha mjetet e nevojshme për t’u mbrojtur dhe për të mbështetur protestën. Ju lutem, kontaktoni për çdo nevojë që mund të keni, jam e gatshme të ndihmoj”, ka deklaruar Hati.
Reagimi i saj vjen në ditën e pestë të protestave në Shqipëri, të cilat kanë nisur nga pakënaqësitë e studentëve për kushtet në arsim dhe mundësitë e punësimit, ndërsa janë shndërruar në protesta më të gjera kundër qeverisë së Edi Ramës.



