DRAMË GJATË GJUETISË: Gjuetari qëllon kolegun e tij me armë gjahu

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë një aktiviteti gjuetie në vendbanimin Ramići,
në afërsi të Banjallukës, ku një gjuetar ka plagosur aksidentalisht
një pjesëmarrës tjetër me armë gjahu.
Sipas informacioneve të policisë, rasti është raportuar rreth orës 10:40,
pas së cilës në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet policore.
Nga të dhënat paraprake të këqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se njëri prej gjuetarëve ka shtënë me armë gjahu, ndërsa saçmat kanë goditur pa dashje kolegun e tij.
I plagosuri është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Srpska, ku i është ofruar ndihma mjekësore. Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare për shkallën e lëndimeve dhe gjendjen aktuale shëndetësore të tij.
Zyrtarët e Policisë së Banjallukës kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Publike të Qarkut.
Me urdhër të prokurorisë, po ndërmerren veprime të mëtejshme hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja.
Edhe pse të dhënat e para flasin për një plagosje të paqëllimshme, hetimi do të përcaktojë nëse janë respektuar të gjitha rregullat e sigurisë gjatë përdorimit të armëve të zjarrit.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur nëse ndaj ndonjërit prej pjesëmarrësve do të ndërmerret procedurë ligjore.
Më të Lexuarat

LAJME
Taksistët ngrihen në protestë në Tiranë, kërkojnë

LAJME
Babai arrestohet pas ngjarjes së rëndë: Foshnja gjendet e gjallë në një kafaz të mbuluar me dhe - Info First

LAJME
Lufta për Durrësin / Arkend Balla ‘komplot’ Emiriana Sakos për t’i zënë vendin. Cilin do mbajë Rama dhe planet që mund të prishë SPAK-u?!
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
DRAMË GJATË GJUETISË: Gjuetari qëllon kolegun e tij me armë gjahu
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë një aktiviteti gjuetie në vendbanimin Ramići, në afërsi të Banjallukës...

LAJME
Taksistët ngrihen në protestë në Tiranë, kërkojnë

LAJME
Babai arrestohet pas ngjarjes së rëndë: Foshnja gjendet e gjallë në një kafaz të mbuluar me dhe - Info First

LAJME