Taksistët ngrihen në protestë në Tiranë, kërkojnë

Teksa kanë dalë në protestë këtë të mërkurë, sindikata ngre shqetësimin për situatën
në sektorin e transportit taksi, duke theksuar se shtimi i pakontrolluar i numrit të mjeteve të licencuara,
automjetet e palicencuara, çmimi i lartë i karburantit,
taksat dhe tarifat e parkimit kanë ulur ndjeshëm të ardhurat e taksistëve.
Përfaqësuesit e sindikatës bëjnë me dije se kanë kërkuar zgjidhjen e problematikave përmes dialogut, duke organizuar një tryezë me përfaqësues të Bashkëqeverisjes, Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Bashkisë së Tiranës, Policisë Rrugore, Policisë së Rendit dhe Policisë Bashkiake.
Megjithatë, ata shprehin pakënaqësi për atë që e konsiderojnë mungesë përgjegjësie dhe angazhimi nga ana e Bashkisë së Tiranës në trajtimin e kërkesave të tyre.
Sindikata ka bërë publike kërkesat e saj drejtuar institucioneve:
Respektimi i tarifave të taksimetrit dhe përcaktimi i kritereve për personat që ushtrojnë shërbimin taksi.
Targat, pullat e Bashkisë dhe licencat të jenë në pronësi të personit që ushtron aktivitetin.
Largimi nga shërbimi i të gjitha automjeteve që nuk janë të licencuara.
Ulja dhe stabilizimi i çmimit të karburantit në përputhje me nivelet e tregut ndërkombëtar, si dhe garantimi i cilësisë së tij.
Trajtimi me më shumë përparësi i shërbimit taksi nga organet e qarkullimit rrugor.
Përcaktimi i numrit të licencave të taksive në bazë të numrit të banorëve dhe subvencionimi i karburantit, duke qenë se ky shërbim konsiderohet publik.
Më të Lexuarat

LAJME
Babai arrestohet pas ngjarjes së rëndë: Foshnja gjendet e gjallë në një kafaz të mbuluar me dhe - Info First

LAJME
Lufta për Durrësin / Arkend Balla ‘komplot’ Emiriana Sakos për t’i zënë vendin. Cilin do mbajë Rama dhe planet që mund të prishë SPAK-u?!

LAJME
Ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! Në këmbim të votave për Sarën do të jepej …(Dosja)
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Taksistët ngrihen në protestë në Tiranë, kërkojnë
Teksa kanë dalë në protestë këtë të mërkurë, sindikata ngre shqetësimin për situatën në sektor...

LAJME
Babai arrestohet pas ngjarjes së rëndë: Foshnja gjendet e gjallë në një kafaz të mbuluar me dhe - Info First

LAJME
Lufta për Durrësin / Arkend Balla ‘komplot’ Emiriana Sakos për t’i zënë vendin. Cilin do mbajë Rama dhe planet që mund të prishë SPAK-u?!

LAJME