Babai arrestohet pas ngjarjes së rëndë: Foshnja gjendet e gjallë në një kafaz të mbuluar me dhe - Info First

Nga Class• 11 November 2026

Babai arrestohet pas ngjarjes së rëndë: Foshnja gjendet e

Ngjarje tronditëse në SHBA: Foshnja 11-muajshe gjendet e gjallë pasi

dyshohet se u varros për 24 orë në një pyll

Një foshnjë 11-muajshe është gjetur e gjallë në një varr të cekët në një

zonë pyjore në Karolinën e Jugut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

 pasi dyshohet se kishte kaluar rreth 24 orë e varrosur brenda një kafazi për qen.

Sipas njoftimit të autoriteteve të Qarkut Lexington, foshnja ishte vendosur në kafaz, e mbështjellë me një peshqir dhe më pas ishte mbuluar me dhe.

Foshnja, e identifikuar si Koah Sharpe, ishte raportuar e zhdukur të hënën, pasi ishte lënë nën kujdesin e babait të tij, 25-vjeçarit Michael Comer.

Pas raportimit të zhdukjes, autoritetet organizuan një operacion të gjerë kërkimi, ku morën pjesë rreth 100 persona.

Gjatë kërkimeve, policia vërejti tokë të gërmuar së fundmi në një zonë pyjore, rreth 45 metra larg shtëpisë së familjes së babait. Kur nisën të gërmonin, pjesëtarët e ekipeve të kërkimit dëgjuan të qarat e foshnjës.

Pas ndërhyrjes, ata arritën ta nxirrnin foshnjën nga kafazi, duke e gjetur ende gjallë.

Sherifi Jay Koon deklaroi se peshqiri me të cilin ishte mbështjellë kafazi mund të ketë ndihmuar në mbijetesën e foshnjës, duke i siguruar një sasi të mjaftueshme ajri.

Foshnja u dërgua menjëherë në spital, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se shpresojnë në rikuperimin e saj.

Ndërkohë, babai i foshnjës, Michael Comer, është arrestuar të hënën në mbrëmje nën dyshimin për vjedhje me thyerje dhe rezistencë ndaj arrestimit. Policia dhe prokuroria po bashkëpunojnë për të përcaktuar akuzat e tjera të mundshme lidhur me rastin.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje janë në vazhdim.