Bora Zemani flet për herë të parë për rikthimin në ekran: Më ka munguar shumë, por…

Nga Class• 22 November 2026

Bora Zemani flet për herë të parë për rikthimin në

Pas disa muajsh larg ekranit, Bora Zemani zbuloi në “Goca dhe Gra” programin që do të moderojë.

E pranishme në festën e 25-vjetorit të Top Channel, moderatorja foli për emocionet e rikthimit,

 pritshmëritë për sezonin e ri në programin “Shqiptarët për Shqiptarët”.

“Me zor po pres, se më ka munguar shumë ekrani. Kohë e gjatë kjo për mua”, deklaroi moderatorja.

Bora foli gjithashtu për emocionet e veçanta që përjetoi në 25-vjetorin e Top Channel, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment të rëndësishëm në historinë e televizionit.

Orinda Huta: Bora, do jesh, s’do jesh, ka gjashtë muaj që flitet vetëm për këtë punë. Një tjetër sezon i suksesshëm pritet të fillojë.

Si ndihesh sot në 25-vjetorin e Top Channel në këtë festë të madhe?

Bora Zemani: Unë ndihem shumë mirë, si në çdo përvjetor të Top Channel, po patjetër ky është një përvjetor shumë i veçantë.

25 vite janë histori, unë jam shumë e lumtur që jam një pikë e vogël e kësaj historie. Kujtoj veten time 10 vjeç, kam qenë unë kur Top-i filloi transmetimin. Mendoj që atëherë besoja fort që do isha pjesë e Top-it.

Orinda Huta: Një tjetër sezon pritet të fillojë me “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Bora Zemani: Me zor po pres, se më ka munguar shumë ekrani. Kohë e gjatë kjo për mua.

Orinda Huta: Më e vështirë të mbash një dashuri apo të mbash një audiencë?

Bora Zemani: Të dyja kanë ato të vetat. Unë jam në të dyja. Suksesi nuk është i vështirë për t’u arritur, vështirësia më e madhe është për t’u mbajtur.

Gjithmonë e kam besuar këtë, prandaj i qëndroj gjithmonë me këmbë në tokë, avash-avash. Shkallët gjithmonë një nga një. Mendoj që gjërat më të bukura nuk kanë ardhur akoma.

Jemi krenarë për të shkuarën, por më të bukurat do të vijnë në 125 vitet e ardhshme.