LAJME / E Shtunë 26 Dhjetor 2020, 17:05

Nuk mungon në asnjë tryezë/ Ja si ta përgatisni sallatën Ruse për vit të ri

Sallata ruse është një pjatë e ftohtë, tipike e kuzhinës ruse, e njohur në gjithë botën. Eshtë një pjatë shumë e shijshme, me bazë perime të ziera të përziera me majonezë. Ekzistojnë shumë variante të kësaj pjate. Për sallatën ruse ne po japim versionin më të thjeshtë.

Pasi i kemi qëruar dhe larë karrotat dhe patatet i presim ne kubik të vegjël. Në një tenxhere me avull vëmë të ziejnë karrotat, patatet dhe bizelet.

Pasi janë zier, i lemë të ftohen. Ndërkohë ziejmë edhe vezët dhe i lemë edhe këto të ftohen. Ju këshillojmë që vezët ti nxirrni gjysmë ore përpara se ti zieni dhe në ujë të hidhni pak uthull. Kështu veza do të jetë perfekte për sallatën ruse.

Marrim një enë të madhe ku hedhim të gjitha perimet, kastravecët e prerë, vaj ulliri, pak uthull, pak kripë. Më pas bashkojmë majonezën dhe një vezë të prerë në copa të vogla.